20 vjet me Ju!!!!
Hemiks është një nga kompanitë vendase më të njohura për prodhimin e produkteve kimike dhe ambalazheve plastike. E themeluar në vitin 1992, si një kompani familjare, sot selia e saj gjendet në lagjen e Ilindenit, me repart prodhues që shtrihet në një sipërfaqe prej 2000 m2. Kompania produktet e saj i lëshon në shitje në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.
E njohur për brendin e saj Mil (preparatet për larjen e enëve, për pastrim, për higjienë personale dhe detergjentet për larjen e rrobave), preparatet me këtë emër janë rezultat i punës së palodhshme të ekipit tonë të ekspertëve, i cili çdo ditë i ndjek trendet e tregut dhe standardet ekologjike të cilësisë.
Produktet tona janë të njohura për kualitetin e lart dhe për çmimet e kapshme për klientët. Produktet tona mund të gjenden në të gjithë territorin e republikës, në të gjitha marketet e mëdha, shitoret dhe magazinat me shumicë.
Vizioni: Ne kemi për qellim të ofrojmë produkte me cilësi të lart, që do të prodhohen sipas standardeve ekologjike të cilësisë dhe duke i ndjekur trendet ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes së superioritetit dhe inovacionit gjatë punës dhe duke u kujdesur për prosperitetin e punonjësve tanë.
Misioni: Me zhvillimin e vazhdueshëm duam të kontribuojmë që brendi Mil edhe më tej të jetë sinonim për HAPIN E PARË PËR SHTËPI TË
PASTËR, me qëllim që ta arsyetojmë besimin 20-
Planet e ardhshme të Hemiks janë orientuar drejt shtrirjes në tregje të reja dhe gjetjes së mundësive për lëshimin në përdorim të produkteve tona në vendet e ish Jugosllavisë dhe më gjerë.
Analizat dhe zhvillimi: Të gjitha fazat e procesit të prodhimit i nënshtrohen kontrolleve në kuadër të laboratorit tonë modern. Në bashkëpunim me laboratorët e huaj të autorizuar realizohen atestime të rregullta të produkteve tona, me qëllim që të respektohen standardet ekologjike të cilësisë.
Copyright © Hemiks, 2012 All rights reserved.
Detergjente për larje enësh |
Detergjente për larje rrobash |
Preparate për pastrim |
Preparate për higjienë personale |
Për larje enësh me dorë |
Për larje enësh me makinë; |